“Vaksina nuk vret! Nuk ka vrarë kërrkënd deri tani! Virusi po, ka vrarë e vret ende”, u shpreh sot zv.kryeministri Erion Braçe.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Braçe u bëri apel qytetarëve që të vaksinohen.
“Dje në Lushnjë janë bërë vetëm 182 vaksina. Dje në Divjakë janë bërë vetëm 93 vaksina. Për një rreth që është më i madh se qarku i Gjirokastrës, Dibrës, Kukësit, kaq vaksinime janë shumë shumë pak!”, tha Braçe.
“Nuk di të them çfarë pengon, por di të them se nga 5 të infektuar të rinj dje në Divjakë, të gjithë ishin të pavaksinuar, me temperaturë 38-39 grade dhe klinikë asfare të lehtë të sëmundjes”, theksoi Braçe.
“Për habinë time, janë në familje që e kanë vuajtur shumë fort tek familjarë të tjerë në pranverë kovidin. Nëse as përvoja e vuajtur tek familjarët nuk u vlen për të mos ndodhur më e keqja, atëherë nuk di kë dëgjoni, kush u flet dhe kush u mban peng me idiotësitë e mosvaksinimit!”, u shpreh Braçe.
“Në pranverë vaksinat i kishim me dhjetëra, tani me dhjetëra mijëra. Vaksinohu! E ke për veten, familjarët e tu, fëmijët, prindërit, punën, shkollën, ekonominë tënde patjetër! Është patjetër një akt dashurie! Shko në qendrën shëndetësore e vaksinohu. Shmang sëmundjen e rëndë dhe shpëto jetën!”, theksoi Braçe.