Zv.kryeministri Erion Braçe ka vlerësuar sot punëtorët, të cilët kanë bërë të mundur ndërtimin e shumë veprave infrastrukturore në zonën e Divjakës.
“Pas çdo pune të bërë, vepre të ndërtuar janë punëtorët!”, shkruan Braçe, në një postim në rrjetet sociale.
“Këta në foto e mijëra të tjerë që, në 8 vite i ndryshuan faqen Divjakës, qytetit e fshatrave me radhë, shkollave, kopshteve, qendrave shëndetësore, rrugëve, trotuareve, shesheve, ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, rrjetit të kanaleve vaditëse e kulluese, linjave të energjisë elektrike e nënstacioneve, hidrovorëve! Bërë prej tyre!”, thekson Braçe.
“I jam pafund mirënjohës çdo punëtori që ka mundin, djersën, sakrificën në çdo vepër të ndërtuar e që solli ndryshimin!! Puna vlen! Veprat mbeten!”, përfundon Braçe.