Sezoni turistik ka sjell fluks të lëvizjeve në kufirin Shqipëri-Kosovë. Nga të dyja palët po punohet me procedurë të përshpejtuar për shkak se hyrjet dhe daljet në të dy vendet janë të larta.
Fluksi i jashtëzakonshëm është raportuar që në orët e para të mëngjesit, pasi qytetarët e Kosovës i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar.