Deputeti i zgjedhur, Petro Koçi ka reaguar ndaj akuzave që janë ngritur nga individë dhe grupe të caktuara për interesa të tyre lidhur me pjesëmarrjen e artistit Goran Bregoviç në koncertin që pritet të mbahet në qytetin e Korçës.

Koçi shkruan se e gjithë kjo histeri kanë sfond politiko-mediatik të organizuar për ti treguar Amerikës dhe botës se “ka individë të shpalluar non grata nga DASH, por ka të tjerë që janë non grata për shumicën e popullit”.

Ai vijon më tej në reagimin e tij kur thotë se Keta biznesmene politike ne fakt asnje plumb nuk kane shkrepur kur qe koha e luftes. Perkundrazi, e shqepen Milloshevicin me karburant shqiponje dhe bene te kendonte serbisht makinerine ushtarake ish jugosllave.

Në fund Koçi përmbyll reagimin e tij me fjalinë: Sa per kete Bregovicin sme behet vone nese kendon apo jo. Por keta “kengetaret” e ndermarrjes Shqiponja eshte mire ta qepin sqepin.

Reagimi i plotë: Zhvillimet e fundit “patriotike” nuk kane ne sfond vetem bindjet e pafajshme te shume njerezve qe i thone gjerat ashtu si i mendojne, por edhe kalkulimin politikomediatik te organizuar per ti treguar Amerikes dhe botes se “ka individe te shpalluar non grata nga DASH, por ka te tjere qe jane non grata per shumicen e popullit”.

Keta biznesmene politike ne fakt asnje plumb nuk kane shkrepur kur qe koha e luftes. Perkundrazi, e shqepen Milloshevicin me karburant shqiponje dhe bene te kendonte serbisht makinerine ushtarake ish jugosllave.

Tani ne kohen e facebookut perdorin te gjithe gishtat per te shkrehur pushket e djallezise.

Sa per kete Bregovicin sme behet vone nese kendon apo jo. Por keta “kengetaret” e ndermarrjes Shqiponja eshte mire ta qepin sqepin (Lexo.al)