Debati i fundit rreth pranisë së artistit serbo-kroat Goran Bregoviç në festën e Birrës, duket se është përqendruar në rrjetet sociale dhe ka përfshirë një grup njerëzish, ndërsa një pjesë e madhe e ndjek atë nga larg. Qytetaret e Tiranes të pyetur për temën shprehen se arti nuk duhet të ngatërrohet me politikën dhe se njerëzit duhet të jenë mendjehapur për fqinjësi të mirë dhe për një të ardhme të paqtë e me prosperitet.
Nisur nga përvoja 15-vjeçare, janë në numër të madh qytetarët e Tiranës që mbushin sheshet e Korçës gjatë ditëve të festës së birrës dhe kështu pritet të jetë edhe sivjet, kur prenotimet në shumë bujtina e hotele janë kryer. Gjatë 5 netëve do të ketë aktivitete të shumta, koncerte, argëtim dhe natyrisht birrë të të gjitha llojeve. Korça tashmë e ka kthyer gushtin në festë e ku bashkohen të gjithë shqiptarët por edhe turistë nga shumë vende të botës. Festa e birrës do të zhvillohet në Korçë në datat 18-22 gusht dhe në natën e fundit do të përformojë në një koncert artisti Goran Bregovic, biletat për koncertin e të cilit kanë filluar të shiten.