Juventusi debuton sot në Serie A kundër Udinese, por në shtëpinë bardhezi janë ende disa “nyje” për t’u zgjidhur, duke filluar nga pozicioni i Cristiano Ronaldos. Për këtë temë duket se ka ide të qarta Fabio Capello, i cili, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport” dikton linjën:
“Ne trajnerët duhet të flasim qartë me lojtarët, t’ju tregojmë se ku jemi dhe ku po shkojmë. Qartësi me të gjithë, që nga më i riu deri te kampionët. A mund të trajtohet Ronaldo si Ranocchia? Sigurisht, gjëja e rëndësishme është që Ronaldo të sillet si Ranocchia. Guximi për të vepruar me të gjithë në të njëjtën mënyrë, kjo të bën të respektuar”.
Pastaj Dybala, gjithashtu përfundon në “skanerin” e Capellos. Cilësitë teknike të argjentinasit nuk diskutohen, por fryma e sakrificës: “Ai ka gjithçka për të qenë kampion, por unë them një gjë. Shikoni Insigne: ai ishte i mirë me topin, pastaj dikush i tha se edhe duhet të vraposh. Dhe ai vrapoi për shokët e tij të skuadrës. Dybala duhet të japë pak më shumë në aspektin dinamik. Duhet të japë një sinjal”.
Së fundi, Capello jep emrin e lojtarit, nga i cili pret një ndryshim të ritmit në krahasim me sezonin e kaluar: “De Ligt. Do të doja ta rishikoja lidershipin që ai kishte tek Ajax. Nuk kemi parë shumë nga kjo anë e tij te Juve”.