Ne rrjet eshte publikuar nje video e Sali Berishes në fjalën e mbajtur në pritjen e ambasadës amerikane për 20-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ku ka bërë një sërë gafash duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Berisha teksa ka përshëndetur të pranishmit është shprehur: I nderuar zonja Arvizu ( zoti Ambasador Arvizu), zonja Topi ( zoti President i Republikës Bamir Topi), zonja kryetare e parlamentit, zoti Topi… dhe më pas kthehet nga ambasadori Arvizu duke u shprehur: zoti Topi, ndërsa më pas kthehet nga Jozefina dhe i thotë zonja Topalli.

“Jam pak i emocionuar”, është shprehur Berisha më pas, duke justifikuar gafat e tij gjatë fjalimit.