Pas datës 13 shtator, punonjësit e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike në Kosovë, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që t’iu lejohet hyrja në ambientet e punës.
“Pas datës 13 shtator, punonjësit e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që t’iu lejohet hyrja në ambientet e punës. Kjo masë do të përfshijë edhe shumë sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”, tha Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media.
Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pas shtyrjes së fillimit të vitit të ri shkollor për datën 13 shtator, ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë nga shkollat dhe drejtoritë komunale të arsimit. Ajo ka njoftuar se mbi 72 për qind e mësimdhënësve dhe stafit administrativ janë vaksinuar.