Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook mesazhin e Papa Françeskut për hipokrizinë. Ky mesazh i Papës, Meta thotë se është aktual edhe për shoqërinë tonë.

“Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”. “Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës.

Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine.

Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!” Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë” mbyllet postimi i Metës.