Chrissy Teigen i ka bërë një dedikim prekës të birit të ndjerë, Jack, në librin e saj më të fundit me receta gatimi. Modelja ka publikuar librin “Cravings: All Together: Recipes To Love Friday” dhe brenda tij i ka bërë një dedikim Jack, që nuk mundi të vinte në jetë. Në një faqe të librit shihen disa biskota dhe mes tyre shkruhet “Për Jack”.
Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend humbën djalin e tyre vitin e shkuar, në javën e 20-të të shtatzënisë së Chrissy-t. Fatkeqësisht vogëlushi nuk mundi t’i shpëtonte një hemorragjie që pati modelja dhe pasi ai lindi pa jetë ajo bëri një postim shumë prekës në rrjete sociale.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, Chrissy mori dhe një vendim drastik. Ajo vendosi të mos ngelet kurrë më shtatzënë. “Kjo jam unë dhe trupi im. Edhe pse unë nuk jam më shtatzënë, çdo gjë në pasqyrë më kujton se si mund të ishte. Dhe unë nuk kam asnjë ide pse e kam barkun të fryrë, sinqerisht është shumë e mërzitshme. Më pëlqen shumë të jem shtatzënë dhe ndihem e trishtuar që nuk do të jem kurrë më. Por jam me fat që kam 2 fëmijë të mrekullueshëm që po transformohen në njerëz të rritur çdo ditë e më shumë”, u shpreh modelja pak kohë më parë.
Kujtojmë se ajo dhe John Legend janë prindër të dy fëmijëve të vegjël, Luna dhe Miles.