AKU ka kryer sot 129 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme. “Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 25 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore”, ka njoftuar sot AKU.

“Gjithashtu në vijim të njoftimit të ardhur nga sistemi i Informimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë i BE për përmbajtje oksid etileni, substance e paautorizuar në stabilizues lygom të përdorur për prodhimin e akullores, AKU në bashkëpunim me OBU-të të cilët kanë importuar, shpërndarë dhe tregtuar produktet në fjalë, mbi bazën e sistemit të gjurmueshmërisë, inspektimeve fizike tek subjektet importuese dhe tregtuese, është bërë e mundur tërheqja nga tregu e këtyre produkteve, sipas specifikimeve teknike (Nr. Loti, datë skadence dhe sasi) të evidentuara nga sistemi RASFF”, ka bërë të ditur AKU.

“Llojet e akulloreve të evidentuara me problematikë dhe të bllokuara nga AKU, duke filluar që nga marrja e njoftimit datë 31.07.2021 janë: BTY XTRA Ice Bar; BTY Ice Bar; TËIX Ice Bar; TËIX XTRA; SNK XTRA Ice Bar; SNK Ice Bar, për të cilat do të vijohet me procesin e asgjësimit”, ka shtuar AKU.