Autoritetet e shtetit australian të Uellsit të Ri të Jugut kanë zgjatur bllokimin kundër Covid-19 në zonat rurale dhe rajonin bregdetar të vendit, ndërkohë që metropoli Sidnej, kryeqyteti i shtetit, shënoi numrin më të madh të rasteve të infektimit që nga fillimi i pandemisë, sipas CNN.
Kryeministrja e shtetit, Gladys Berejiklian ka raportuar se janë regjistruar 356 infeksione të reja të hënën, përfshirë katër vd ekje, shumica e tyre në Sidnej.
Në të njëjtën ditë, autoritetet e zgjeruan bllokimin në nivel rajonal, përfshirë qytetin Tamworth, 414 kilometra në në veriperëndim të Sidnejit dhe Bayron Bay, një vendpushim turistik përafërsisht 770 kilometra në veri të Sidnejit.
Masa, e specifikuar nga kryeministrja, do të zgjasë shtatë ditë. Varianti Delta vazhdon të përhapet, pavarësisht se kryeqyteti është në bllokim që prej shtatë javësh.