Gati 40 për qind e polakëve thanë se po përjetojnë një depresion në rritje gjatë pandemisë COVID-19 dhe kufizimeve të bllokimit për shkak të saj, sipas një sondazhi të bërë nga UCE RESEARCH dhe SYNO Poland. Sondazhi u krye në një mostër përfaqësuese prej 1 037 polakësh të rritur.
Pesëdhjetë e katër për qind e të anketuarve thanë se nuk kishin patur asnjë simptomë të depresionit, ndërsa 8,5 për qind nuk dinin se si të përgjigjeshin. Për gjendjen e tyre, shumica e personave që vuajnë nga depresioni fajësojnë rritjen e kostove të jetesës dhe frikën se të dashurit e tyre mund të infektohen me COVID-19.
Gjashtëdhjetë për qind e tyre nuk kërkuan ndihmës profesionale, kurse 36,5 për qind po. Michal Murgrabia, psikolog dhe bashkëautor i sondazhit, tha se “problemet mendore për shkak të pandemisë u deklaruan kryesisht nga persona të moshës 18 deri në 35 vjeç dhe më shpesh nga gratë sesa burrat”. Në një sondazh të ngjashëm, në shkurt, 42 për qind deklaruan se vuanin nga depresioni, 50 për qind thanë se nuk vuanin dhe 7,4 për qind nuk dinin se si të përgjigjeshin.