Pas Italisë edhe Franca ka miratuar përdorimin e pasaportës së gjelbër për të hyrë në bare, restorante dhe vende të tjera. Sipas mediave të huaja, green pass, një kod QR që tregon se individi është plotësisht i vaksinuar, i shëruar kohët e fundit nga COVID -19 apo me test negativ do të hyjë në përdorim të hënën. Këshilli vendosi që masat ishin të justifikuara, në emër të një “pajtimi të balancuar” midis kërkesave të mbrojtjes së shëndetit dhe lirive individuale. Këshilli gjithashtu miratoi vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe profesioneve të tjera në kontakt me grupet e cenueshme.
Ata kanë afat deri më 15 shtator për të treguar se kanë marrë një vaksinë, dhe deri më 15 tetor për të paraqitur dëshminë e vaksinimit të plotë. Masat kanë tërhequr dhjetëra mijëra protestues në rrugët e Francës javët e fundit, me demonstruesit që ankohen se janë një sulm ndaj lirisë së tyre.