Rritja e infektimeve në të gjithë botën me variantin Delta të Covid19, bëri që shumë shtetet të rishikonin politikat e vaksinimit duke e kthyer vaksinën kundër Covid19 të detyrushme. Kjo me qëllim mbrojtjen e jetëve njerëzore, uljen e shtrimeve në spitale dhe përpjekjen për të mos shkuar sërisht drejt një izolimi total të si vitin e kaluar që ka impakt të menjëhershëm në ekonominë e vendeve.
Më poshtë listohen disa nga shtetet që vendosën vaksinim të detyrushëm për grupet e riskut të lartë ose popullatës në tërsi si dhe vendimet për test të detyruar PCR në rast se frekuentojnë ambjente ku numri i personave është mbi 20-50 vetë .
Australia Vendosi në fund të qeshorit vaksinim të detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit në sektorin e shërbimeve si dhe ata që punojnë në hotelet e karantinës.
Gjithashtu i bëri vaksinimet të detyrueshme për atletët paraolimpikë që shkonin në Tokio. Në Tasmania, vaksinat do të jenë të detyrueshme për punonjësit e kujdesit në qendra sociale.
Britania e Madhe Vaksinë e detyrueshme që punonjësit e shtëpive të kujdesit social(të mosharit, shëpitë e fëmijës etj)
Klubet e natës dhe vendet e tjera me turma të mëdha do të kërkojnë që klientët të paraqesin dëshmi të vaksinimit të plotë duke nisur nga fundi i shtatorit.
Kanadaja Vaksinë e detyrueshme për të gjithë nëpunësit publik dhe shumë kategori të tjera në sektorët privat. Ky urdhër gjithashtu do të përfshijë punonjësitë dhe udhëtarët e transportit detar dhe herkurdhor.
Franca Parlamenti francez më 2 gusht miratoi një projekt -ligj që do t’i vaksinim të detyrueshme për punonjësit e shëndetësisë. I njëjti detyrim do të jetë edhe për punonjësitë e qendrave shoqërore. Gjithashtu, Franca në datën 19 Korrik vendosi me ligj gjoba deri në 1500 euro për bizneset të cilët pranojnë punonjës ose klientë të pavaksinuar. Gjoba do të rritet në mënyrë progresive në rast se ka përsëritje nga ana e biznesit.
Greqi Greqia më 12 korrik i bëri vaksinat të detyrueshme për personelin e shtëpive të mosharëve, dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Si pjesë e masave të reja, vetëm klientët e vaksinuar lejohen në bare, kinema, teatro dhe hapësira të tjera të mbyllura.
Indonezia Indonezia bëri vaksinimet të detyrueshme që në muajin shkurt të këtij viti. Ata që nuk vaksionohen kanë gjoba të larta.
Italia Një dekret i miratuar nga qeveria italiane në Mars 2021, urdhëron vaksinimin të detyrushëm për punonjësit e shëndetësisë, përfshirë farmacistët. Ata që refuzojnë mund të pezullohen pa pagesë për pjesën tjetër të vitit.
Hungaria Qeveria hungareze ka vendosur t’i bëjë vaksinimet të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Kazakistani Kazakistani vendosi vaksinime të detyrueshme ose teste javore për njerëzit që punojnë në grupe prej më shumë se 20 veta
Libani Libani do të kufizojë hyrjen në restorante, kafene, bare dhe plazhe për njerëzit që nuk mbajnë certifikata vaksine ose dëshmi të teste të antitrupave. Punonjësit e pavaksinuar në institucioneve do të kërkohet të marrin një test PCR çdo 72 orë.
Malta Malta ndaloi vizitorët të hynin në vend nga 14 Korriku nëse nuk ishin vaksinuar plotësisht.
Polonia Polonia po shqyrton mundësinë t’i bëjë vaksinimet të detyrueshme për disa katergori në rrezik të lartë nga COVID-19.
Rusia Autoritetet e qytetit të Moskës më 16 qershor urdhëruan që të gjithë punonjësit me role publike të vaksinohen kundër COVID-19. Kompanive iu dha një afat kohor prej një muaj për të siguruar që të paktën 60% e stafit të kishin marrë dozat e para, në të kundërt do të përballeshin me gjoba ose mbyllje të përkohshme të aktivitetit të tyre. Banorët e Moskës duhet të paraqesin një kod (bar-code) që demonstron se janë vaksinuar ose kanë imunitet në mënyrë që të ulen në kafene, restorante dhe bare nga 19 Korriku 2021.
Arabia Saudite Në maj, Arabia Saudite urdhëroi që të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat të vaksinohen. Vaksinimi gjithashtu do të kërkohet për të hyrë në çdo institucion qeveritar, privat ose arsimor si dhe për të përdorur transportin publik. Qytetarët sauditë do të kenë nevojë për dy doza para se të mund të udhëtojnë jashtë territorit të tyre.
Sri Lanka Sri Lanka njoftoi më 13 gusht se qytetarët do të kërkonin karta vaksinimi për të udhëtuar midis provincave dhe hapësirave publike.
Turkmenistan Turkmenistani po e bën vaksinimin të detyrueshëm për të gjithë banorët e moshës mbi18 vjeç.
Për shkak të situtës dinamike ndaj mutacioneve të reja të Covid19 shtetet do të rishohin herë pas herë qëndrimet e tyre në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm.