Nga Albert Nikolla/
Kishte rreth 6 vite qe kishte mbaruar lu fta në Kosovë dhe ishin krejt të freskëta në mbamendjen e popullit krimet masive të ushtrisë serbe! Mirëpo serbi Fazlliç, i cili vinte për “koncerte ekonomike”, ftohej nga Berisha të paktën një herë në muaj dhe nuk bezdisej bash edhe një gazetar, analist, politikan apo qytetar nga Kosova. Askush nga Kosova nuk ka shprehur as shqetesimin më të vogël për serbin Fazlliç. Fazlliçi ishte si një super-ministër i qeverisë Berisha dhe merrte pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë!!!! Kur e pyesnin gazetarët në Tiranë Saliun se si ishte e mundur që një biznesmen serb merr pjesë në këto mbledhje ku duhej çertifikatë sigurie, ai gjegjej me fodullëk: e kam mik!
Mirëpo, mbasi kanë kaluar 22 vite nga lu fta dhe natyrshëm vjen koha e pajtimit mes popujve (siç ka ndodhur mes vendeve europiane pas luftës së dytë botërore) dhe Bashkia Korçë fton artistin Bregoviç, shpërthen “lufta” kundër Shqipërisë se pse fton këngëtarin serb. Pyeta një mik shkrimtar nga Prishtina se si është i mundur ky fenomen ku njëri serb biznesmen misterioz u duket i mire, e artisti i keq!
“Kosovarët vuajnë akoma – më tha – nga adhurimi për Saliun! Nuk janë çliruar nga ky tribalizëm. Po të ftonte Saliu edhe kri mi nelë serbë në Tiranë, kosovarët do thonin: ska gja bre, e ka ftu Saliu ynë! Të njëjtën linjë të Saliut ka kapur Kurti dhe kërkon me futë dasi në Shqipëri me nacionalizëm kosovar!” Besoj se nëse disa politikanë të papërgjegjshëm nga Kosova kërkojnë të fusin dasi në Shqipëri mes “shqiptarëve të këqinj” që duan artin pavarësisht nga vjen, dhe “shqiptarëve të mirë” që shijet artistike jua orienton Kurti, atëherë ata njëmend punojnë kundër kombit!