Shkolla e mesme teknologjike “Hysen Çela” dhe shkolla “Beqir Çela” në Durrës mund të jenë zgjedhja juaj për t’u bërë një profesionist i kërkuar në një treg në zhvillim.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj shprehet se “arsimi profesional është mundësia juaj për aftësim dhe punësim të sigurt”.

“Falë vëmendjes së shtuar, praktikat arsimore kanë përshtatshmëri më të madhe me nevojat e tregut të punës dhe biznesit, duke shërbyer për integrimin e shpejtë”, shprehet Denaj. Në Shqipëri gjithnjë e më shumë nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës. Po ashtu ofron arsim profesional falas dhe të rinjtë janë të aftë që në moshën 19 vjeç të hyjnë në marrëdhënie pune.

Në buxhetin e vitit 2021 për mbështetjen e arsimit profesional u akorduan 3.3 miliardë lekë. Në të gjithë vendin janë 35 shkolla publike të arsimit profesional.