24 orët e fundit në Greqi kanë shënuar një shifër të madhe rastesh të reja me COVID në Greqi. Në total janë konfirmuar pozitivë 4,608 persona. Kjo është shifra rekord që nga data 30 mars e këtij viti kur u shënuan 4340 infeksione të reja ditore.

Mediat greke bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 32 persona të prekur nga COVID, ndërsa që prej fillimit të pandemisë janë shënuar në total 13 466 humbje jete. Aktualisht në intubim po trajtohen 326 pacientë. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 272 pacientë të rinj të prekur nga COVID.