Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bëri të ditur se, 21,563 biznese janë fiskalizuar në të gjithë vendin nga janari i këtij viti, kur filloi zbatimi i procesit.
Ministrja e solli në vëmendje se, nga data 1 shtator do të nisë zbatimi i procesit të fiskalizimit edhe për transaksionet biznes-konsumator.
“Subjekti operon me fatura të Fiskalizuara për konsumatorët, biznesin, si dhe përdor zgjidhje softuerike”, u shpreh Denaj.
Ndërsa solli shembullin e pastiçeri “Dolce” në Sarandë”, e cila që prej korrikut ka filluar procesin e Fiskalizimit.