Duket se opozita e ka ulur qepenin e selisë për këtë sezon dhe po shijon pushimet verore. Tek-tuk ka ndonjë reagim funksionari sipas listës së dezhurnit që kryedemokrati ka parapërcaktuar. Ndërkohë, nga jugu i vëndit nuk vijnë veç pamje të trishta të zjarreve masive.
Deputeti i zgjedhur Kreshnik Çollaku ka menduar për të larguar disi panikun e qytetarëve nga flakët duke publikuar disa poza se si ai po relaksohet. Fotografitë e ligjvënësit të ardhshëm shërbejnë edhe si promovim për turizmin për të dëshmuar se pavarësisht zjarreve, Shqipëria të ofron edhe mundësinë e relaksit në thesaret turistike pranë tyre. (TemA)