Ministri i Jashtëm Italian, Lugi Di Maio ka folur në Këshillin e Jashtëm të BE-së për situatën në Afganistan.

Gjatë fjalës së tij Di Maio është shprehur se perëndimi duhet të reflektojë mbi gabimet e bëra, duke shtuar se është e domosdoshme që të përcaktohet një strategji e përbashkët për mbrojtjen e afganëve.

“Ne nuk mund ta përjashtojmë veten. Perëndimi duhet të reflektojë për gabimet e bëra në ndërhyrjen 20-vjeçare në Afganistan.

Është e nevojshme që të përcaktohet një strategji e përbashkët, përparësi duhet të jetë mbrojtja e civilëve dhe siguria e afganëve”, ka thënë ai.