Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca vlerëson gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë.
Nëpërmjet një reagimin në Twitter, ambasadori i BE-së Soreca shprehet se “në Ditën Botërore Humanitare vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim për refugjatët afganë”.
“Në vendet e prekura nga konflikti, mbijetesa e njerëzve shpesh varet nga ndihma humanitare. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe me dinjitet”, u shpreh Soreca.
1 mijë azilantë afganë që i largohen situatës në vendin e tyre pritet të mbërrijnë brenda javës, ndërsa autoritetet kanë përgatitur vendet e qëndrimit të tyre, deri në sistemimin e tyre në SHBA.