Nismës “Instagrami i gjelbër” i është bashkuar edhe moderatorja e njohur shqiptare, Xhemi Shehu. Sipas kësaj iniciative, disa persona në këtë rrjet social duhet të nominojnë disa miq të tyre, të cilët po ashtu duhet të publikojnë fotot e tyre ku të ketë pemë apo lule.
Në këtë mënyrë ka vepruar edhe Xhemi, e cila ka ndarë tre imazhe me gjelbërim, krahas së cilave ka shkruar: “Si thoni sikur ta gjelbërojmë pak Instagramin? Posto foton tende më të bukur ku të ketë të paktën një lule ose një pemë më mirë akoma nëse je në mes të pyllit. Në raportin e fundit të OKB për mjedisin parashikohen vite më të nxehtë në vijim, kështu që le t’i përvishemi punës… meqë jemi me pushime e nisim nga Instagrami, si shenjë sensibilizimi virtual për gjithë sa po i ndodh natyrës (jo vetëm) përgjatë këtyre ditëve. Ps. pas postimit bëj tag edhe 5 persona të tjerë”.
Ky postim, përveç komenteve pozitive kishte dhe nga ato jo dhe aq “të ëmbla”. “Të shohim fidanin që do mbjellësh dhe jo foton. Ai tag ndoshta është për shëtitje të tjera te grupi tuaj”, i ka komentuar një ndjekëse.
Ky koment nuk i ka shpëtuar Xhemit, e cila i është kthyer me të njëjtën mënyrë. “Është faqe tjetër ajo që tregon se kush mbjell fidanë…gjithsesi edhe po e bëra do e tregoj nëse do dua unë dhe jo ti! Ditë të mbarë”, shkruan Xhemi.