Ambasada holandeze ka reaguar pas vendimit për të çuar drejt Shqipërisë helikopterë për shuarjen e zjarreve. Në një deklaratë thuhet se Holanda do ta mbështesë Shqipërinë me dy helikopterë Chinook dhe 47 ushtarakë holandezë. Ata do të mbërrijnë të premten ndërsa operacionet do t’i nisin të shtunën.
“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në lu ftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.
Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet shqiptare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë”.