Ftesa për të performuar në qytetin e Korçës e artistit serbo-kroat, Goran Bregovic, është shoqëruar me zëra që pretendojnë se këngëtari me muzikën e tij ka frymëzuar masa krat e serbëve mbi Kosovën.
Pretendimet të tilla janë hedhur poshtë në ditët e fundit nga njohës të artit të Bregovic, i cili nuk rezulton të ketë shkruar ndonjë tekst apo këngë, qoftë edhe një deklaratë të vetën publike, ku nxitet dhunë apo urrejte mbi kosovarët.
Madje, gazetari boshnjak, Aleksandar Brezar, ka zbuluar sot edhe një fakt interesant që provon se Bregovic jo vetëm nuk ka lidhje me retorikën agresive të sulmeve serbe, por ai ishte edhe një kritik dhe mosbesues i filozofisë dhe veprimeve të Millosheviçit, ish Presidentit famëkeq të Jugosllavisë që udhëhoqi masakrat e shumta edhe mbi shqiptarët e Kosovës.
Gazetari zbulon një intervistë të vjetër të këngëtarit ku ai rrëfen se si u dhu nua nga serbët pasi guxoi të deklaronte në publik se Milošević do të na kthejë të gjithëve një shekull prapa.
Pikërisht para shpërbërjes së Jugosllavisë, Bregović ishte pjesë e partisë jo-etnonacionale liberale Reformiste. Në një intervistë të vitit 2016, ai deklaroi se një mafioz serb e dhu noi në atë kohë sepse tha publikisht: Milošević do të na kthejë të gjithëve një shekull prapa– shkruan gazetari Brezar.
Gazetari boshnjak thekson se të akuzosh Bregovicin për frymëzim të ma-sakrave në Kosovë është skandaloze.