Bateristi i grupit “Rolling Stones”, Charlie Watts është ndarë nga jeta ditën e djeshme, në moshën 80-vjeçare. Watts ka ndërruar jetë në një spital në Londër, i rrethuar nga familjarët e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i muzikantit. “Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Ai ndërroi jetë në mënyrë paqësore në një spital në Londër ditën e sotme i rrethuar nga familja e tij. Charlie ishte një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur dhe gjithashtu si anëtar i The Rolling Stones një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij”, ka thënë ai.

Pak javë më parë u njoftua se Watts do të humbiste datat e turnet në SHBA për t’u shëruar nga një procedurë mjekësore e paspecifikuar. Me herët, në vitin 2004, ai është trajtuar për kancer në fyt.