Rreth 1632 pacientë kanë përfituar falas shërbimin e Paketës së Kataraktës në 7 muajt e parë të 2021.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thekson se zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet e qytetarëve dhe rritur cilësinë e jetës.

“Mbi 2000 pacientë kanë përfituar çdo vit nga vendosja e lentes falas në spitalet publike në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Vlorë nga Paketa e Kataraktës. 1632 pacientë e kanë marrë këtë shërbim 7 muajt e 2021”, bën të ditur FSDKSH.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve.

Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.