Ministria e Shëndetësisë së Kosovës së fundmi në kuadër të situatës Covid të krijuar ditët e fundit ka bërë me dije se qytetarët kanë mundësi të kombinimit të vaksinave.
Në një deklaratë për mediat, ministria thekson se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën donë ta marrin.
Sipas ministrisë zgjedhjet janë Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech. Megjithatë nëse dikush do t’i bëjë kombinim, dozën e parë mund ta marrin Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer apo anasjelltas. Gjatë ditës u raportua se kombinimi i vaksinave në Kosovë nuk lejohet në qendrat vaksinuese.
E Ministria e Shëndetësisë thotë se kushdo që pretendon se diçka e tillë nuk lejohet, është e pavërtetë. Qëllimi i kombinimit të vaksinave është rritja e imunitetit. “Kombinimi i vaksinave në Kosovë bëhet që kur ka nisur vaksinimi masiv kundër COVID-19”.