Zhdukja e plotë e Covid-19 është e mundur dhe do të ishte më e lehtë edhe se zhdukja e poliomielitit, edhe pse më e vështirë se virusi që e shkakton këtë të fundit, por që mbetet i vetmi i zhdukur që prej vitit 1977, sipas një studimi të botuar nga revista ”BMJ Global Health”, i bazuar në krahasimin e faktorëve të ndryshëm shkencorë dhe socialë-ekonomikë që lidhen me viruset.
Ekspertët nga Universiteti i Otagos në Zelandën e Re analizuan 17 parametra të ndryshëm, që nga disponueshmëria e vaksinave efektive deri në kohëzgjatjen e imunitetit të dhënë nga sëmundja, në efektivitetin e qeverive në menaxhimin e mesazheve mbi kontrollin e infeksionit.
Rezultati mesatar ishte 2,7 për linë, 1,6 për Covid-19 dhe 1,5 për poliomielitin.
“Edhe pse kjo jona është një analizë paraprake, zhdukja e Covid -19 duket e mundur, të paktën nga pikëpamja teknike”, thonë ekspertët. ”Megjithatë, Covid-19 ka më shumë probleme sesa dy viruset e tjerë të lisë dhe poliomielitit. Ndër to është pranimi i dobët i vaksinës dhe rreziku i ardhjes së varianteve më të transmetueshme, të cilat mund të vënë në rrezik global programet e vaksinimit.