Vazhdon të jetë problematike situata në Majën e Rrunës në Kukës. Mbrojtja Civile bën me dije se sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca të MZSH-së, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Gjithashtu kanë bërë kërkesë edhe për helikopter. Ndërkohë, vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morinë zonë e mbrojtur Mali Koritnikut. Sakaq, situata në Tropojë dhe Has paraqitet e qetë.

Njoftimi i plotë:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 dt.20.08.2021. Në bashkinë Kukës; Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës. Sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca të MZSH-së, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Kemi bërë kërkesë dhe për ndërhyrje nga ajri me Helikopter. Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Stanet e fshatit Morin zonë e mbrojtur Mali Koritnikut Nj.Ad Tërthore bashkia Kukës vazhdon të jetë aktive. Për izolimin e kësaj vatre janë angazhuar 5 punonjës të AZM Kukës dhe 10 forca nga Nj.Ad Tërthore bashkia Kukës. Situata në bashkitë Tropojë dhe Has është e qetë.