Rocco Commisso, presidenti i Fiorentina, ngacmon përmes një interviste klubet e pasura. Kreu i klubit Vjollcë flet për transferimin e Federico Chiesa te Juventusi dhe e konsideron një vjedhje.

“Si e blenë Chiesan? Ata e vodhën sepse dhanë shumë para. Këtu është ndryshimi mes nesh dhe Juventusi. Sa më shumë të ardhura të keni, aq më shumë mund të shpenzoni.

Ka klube si Interi, Juventusi e Barcelona që janë në borxh për një ‘punë të ndyrë’. Vlahovic? Besoj se do të qëndrojë”, është shprehur mes të tjerash presidenti i Fiorentinës.

Në lidhje me favoritin në kampionat, Commisso shton: “Juventusi është gjithmonë favoriti. Kur ata kanë 300 milion euro rroga dhe ne 70 milion euro, ata janë gjithmonë favoritë. Paraja ka rëndësi në këtë botë”.