Aktorja dhe aktivistja Angelina Jolie i është bashkuar rrjetit social Instagram dhe ka bërë një postim të fuqishëm, që lidhet me situatën në Afganistan. Ajo ka publikuar letrën e një vajze afgane e cila i shkruan për gjendjen ku ndodhen pas marrjes së kontrollit nga talebanët.
Kjo është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan, shkroi Jolie në Instagram dhe ndau fotot e letrës origjinale.
Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që unë kam ardhur në Instagram për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut, shkruan Jolie.
46 vjeçarja shërben si e dërguar speciale në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.
Në letër, vajza shkruan se para se talebanët të merrnin kontrollin e vendit, ne të gjithë shkuam në punë, në shkollë … siç duhet.
Ne të gjithë kishim të drejta, vazhdoi ajo. Ne ishim në gjendje t’i mbronim lirisht të drejtat tona, por kur ata erdhën, ne të gjithë kemi frikë prej tyre dhe mendojmë se të gjitha ëndrrat tona janë zhdukur. Ne mendojmë se të drejtat tona janë shkelur. Ne nuk mund të dalim jashtë. Shkolla dhe puna janëshumë larg. Disa njerëz thonë se talebanët kanë ndryshuar (d), por unë nuk mendoj kështu sepse ata kanë një të kaluar shumë të keqe.
“Një ditë ata vijnë në shtëpinë tonë dhe ne të gjithë ishim të frikësuar. Dhe pas asaj dite mendova se çfarë kohe duhet të shkoja në shkollë në mëngjes në këtë situatë, për shkak të ekzistencës së tyre, ose kur kthehesha nga kursi, ajri ishte i zymtë, por unë mund të kthehesha në shtëpi shumë lehtë, por tani nuk mund të shkoj në kurs lehtë. Mendoj se kursi do të mbyllet. Ndoshta mund të kthehemi 20 vite pas, dhe përsëri nuk kemi të drejta. Jeta e të gjithëve është e errët. Ne të gjithë e humbëm lirinë dhe jemi përsëri të burgosur, përfundoi vajza e re letrën e saj.
View this post on Instagram