Interi pritet të plotësohet me të gjithë lojtarët në stërvitje nesër dhe Christian Eriksen do të arrijë në Milano në mes të javës tjetër. La Gazzetta dello Sport raporton se i gjithë ekipi do të takohet pas tri ditëve pushimi, përfshirë Lautaro Martinezin, Nicolo Barellan dhe Alessandro Bastonin.
Gazeta raporton gjithashtu se Erikseni pritet të rikthehet në mes të javës dhe danezi do të takohet me Inzaghin për here të pare, të përshëndetet me bashkëlojtarët dhe të fillojë testet mjekësore për të pare gjendjen e tij pas sulmit kardiak që e pësoi në Kampionatin Evropian. Testet do të tregojnë nëse defribilatori i vendosur në Kopenhagë mund të largohet, një kusht i domosdoshëm ky për të luajtur futboll në Itali.