Zv-kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje ndërsa ndodhej në Thumanë, pas tërmetit të tmerrshëm të 26-nëntorit, ka paralajmëruar largimin nga kabineti i qeverisë Rama.
Braçe thotë se ndihet i nderuar që i ka shërbyer popullit shqiptar për 24 vite.
“Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!” shkruan Braçe.