Europa ka shënuar rënie të rasteve të reja me Covid dhe variantin Delta, falë masave të marra nga qeveritë por dhe fushatës së vaksinimit. Dhe pse 60% e evropianëve janë vaksinuar kundër Covid, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se fundi i pandemisë nuk është ende në horizont dhe se të gjithë qeveritë duhet të tregohen të kujdesshme. Europa ka regjistruar 60 milion të infektuar dhe 1.2 milion viktima që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhet të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për të mbrojtur personat më të rrezikuar. Për t’u përballur me variantin delta të Covid, shumë vende kanë ndërmarrë masa të reja. Nga Spanja, në Portugali e Gjermani. Kufizimet në fuqi të aktivizuara nga shtete të ndryshme, po japin rezultat.

Në Vendet e Ulëta numri i rasteve të reja është reduktuar me 4% në krahasim me një javë më parë: 21 mijë infektime në krahasim me 37 mijë. Dhe kjo falë masave anti-Covid të aktivizuara nga autoritetet vendore. Sipas drejtoreshës së institutit kombëtar për shëndetin publik holandez, kulmi i infektimeve është arritur. Pra brenda një kohe të shkurtër do të ketë reduktime të shtrimeve në spitale. Gjithashtu situata është përmirësuar dhe në Britaninë e Madhe. Rastet e reja regjistruan një rënie graduale prej 33% nga 25 deri në 31 korrik, dhe pse virusi vijon të përhapet.

Në frontin e masave të reja dhe Skocia do të heqë të gjitha kufizimet që e mbajnë vendin të mbyllur. Do të mbetet në fuqi mbajtja e maskës në transportin publik si dhe në vendet e mbyllura publike. Qeveria britanike e Johnson hoqi dorë nga krijimi i një liste të re shtetesh me rrezikshmëri të lartë për importimin e varianteve të Covid, në sistemin e masave për udhëtimet jashtë vendit.