Pas valës së parë të diskutimeve mbi Goran Bregovic dhe lajmeve të rreme se këngëtari serbo-kroat kishte prodhuar muzikë me retorikë agresive në mbështetje të dhunës serbe mbi kosovarët, një tjetër fake news është prodhuar ditën e sotme nga portali Syri.net mbi veprimtarinë artistike të këngëtarit. Syri.net ka publikuar videon e një koncerti të vitit 1999 ku Goran performon në Selanik, koncert që sipas portalit të familjes Berisha ishte një koncert-demonstratë kundër sulmeve të NATO-s. “Ishte një demostrim i hapur kundër ndërhyrjes ushtarake të NATOS në ish Jugosllavi. Ylli i koncertit ishte këngëtari serb Goran Bregoviç”, shkruan ky portal. Lajmi bëhet edhe më abuziv pasi për këtë gjetje, portali i referohet njoftimit zyrtar të asaj kohe nga organizatorët e koncertit.

Çuditërisht, në njoftimin e shpërndarë për mediat në vitin 1999, që syri.net e publikon si provë, shkruhet e zeza mbi të bardhë e kundërta e asaj që pretendon ky portal. Njoftimi thotë se bëhet fjalë për një koncert anti-luf të, për të promovuar paqen në Ballkan, dhe se ai organizohej nga Iniciativa e Rezidentëve të Selanikut që shprehnin solidaritetin e tyre me vik timat e luf tës pavarësisht se cilës kombësi apo fe i përkisnin ato. Në koncert, siç thuhet në njoftimin zyrtar, merrnin pjesë edhe artistë shqiptarë që do të këndonin për paqen në Ballkan.

“Një koncert kundër luftës do të mbahet në Selanik këtë mbrëmje, me pjesëmarrjen e disa prej muzikantëve më të mirë që rajoni mund të ofrojë dhe mijëra vetë pritet të mbushin sheshin Aristotel të qytetit. Goran Bregovic, George Dalaras, Stavros Kouyioumtzis dhe shumë artistë të tjerë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia do të këndojnë për paqen në Ballkan, ndërsa koncerti do të transmetohet drejtpërdrejt edhe nga Televizioni Shtetëror i Beogradit. Eventi organizohet nga Inicitiava e Rezidentë të Selanikut, e cila ka shprehur solidaritetin e saj për vik timat e lu ftës, pavarësisht nga kombësia dhe feja”, thuhet në njoftim.

Pra portali syri.net, e lexon mbrapsht dhe dashakeqësisht këtë njoftim për shtyp që lajmëron se si artistë ballkanas si Bregovic, do të këndojnë për paqen. Kështu, bëhet fjalë për një koncert anti-lu ftë e jo anti-NATO! E në mbështetje të këtij lajmi të rremë, syri.net përdor edhe komentin e një përdoruesi anonim në kanalin youtube, i cili teksa shpërndan videon e koncertit thotë se ky ishte një koncert kundër ndërhyrjes së NATOS. Por a mund të mjaftohet një media serioze me komente nga llogari anonime në rrjetet sociale? Dhe pse ky portal derformon në mënyrë abu zive një njoftim zyrtar duke zëvendësuar fjalën “paqe” me “lu ftë”?