DASHI Ditë ideale e nesërmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do t’ju plotësohen dëshirat më të zjarrta dhe do të ndiheni me fat që keni pranë dikë.

DEMI Do të kenë shumë ngjarje me rëndësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mire në çdo moment. Do të keni takime vendimtare të cilat do t’ua ndryshojnë tërësisht jetën.

BINJAKET Asnjë planet nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta juaj në çift, prandaj gjithçka do varet nga sjellja juaj. Do të keni disa takime interesante, por në fokusin e tyre nuk është krijimi i shpejtë i një lidhjeje.

GAFORRJA Nesër të të keni disa konflikte prandaj bëni mirë të masni fjalët që do nxirrni nga goja. Beqarët do të kenë një marrëdhënie të ngrohte me personat që kanë afër, por nuk pritet asgjë e re.

LUANI Ditë shumë e qetë dhe pa asnjë problem e nesërmja për të dashuruarit. Nuk do të keni aspak debate, përkundrazi do kuptoheni më së miri.

VIRGJERESHA Dita e nesërme do të jetë e bukur dhe emocionuese për ata që janë në një lidhje. Do jeni të dy të gatshëm të provoni gjëra të reja dhe të ndërmerrni sakrifica.

PESHORJA Realiteti nesër do t’ju duket shumë ndryshe në drejtim me qëllimet tuaja. Mundohuni të qetësoheni duke parë një film të bukur. Marrdhënia do të shkojë për mrekulli.

AKREPI Do të jetë qëndrimi juaj plot nervozizëm dhe shumë debatues që do të krijojë një mosmarrveshje dhe vështirësi për t’u harmonizuar me të tjerët. Kujdes me gënjeshtrat ndaj partnerit.

SHIGJETARI Detyrimet dhe punët shumë impenjuese nuk iu friksojnë aspak, por përpara se të ndërmerrni një punë të re, verifikoni të gjitha garancitë e mundshme e të nevojshme.

BRICJAPI Hëna e favorshme sjell harmoni në ambietin rrethues dhe në zemrën tuaj. Do të ndiheni shumë mirë dhe do të keni dëshirën për të përmbysur skemat tuaja të jetës.

UJORI Një ditë me tensione në jetën tuaj private. Një debat dhe ndonjë mërzitje do të jenë shkak i një diskutimi si me partnerin ashtu edhe me familjarët.

PESHQIT Duke u treguar të çiltër dhe pak të shkëputur mund të përballoni shumë lehtë edhe në çështjet ,që kërkojnë shumë kujdes dhe delikatesë, që mund t’ju paraqiten.