Fifi përmes postimeve në rrjete sociale ka lënë të kuptohet se vazhdon po vuan për dashurinë. Së fundmi ka postuar një video ku shfaqet duke dëgjuar këngën “Dy shokë” të Nora Istrefit dhe shprehet se nuk e mendonte kurrë se do i përshtatej teksti i saj.

“Kurrë s’ma ka marr menja që ka me mu përshtat najher kjo kangë”, shkruan Fifi.

Kujtojmë që edhe pak ditë më parë Fifi u shfaq në një video dukeqarë teksa dëgjonte këngën “Jetike” të Semi Jaupaj, që shumë e përkthyen si një dhimbje për shkak të humbjes së dashurisë.