Fifi ka pasur gjithmonë një marrëdhënie delikate me dashurinë. Këngëtarja ka ndarë shpesh në rrjete sociale detaje nga çështjet e zemrës, që gjithmonë i kanë bërë lëmsh fansat. Kohët e fundit ajo ka lënë të kuptohet se ka qenë shumë e lënduar për shkak të dashurisë.
Para disa ditësh ajo postoi në Instagram një video, në të cilën shihej duke qarë teksa këndonte këngën Jetike të Semi Jaupaj. Këtë video shumë e përkthyen si një dhimbje për shkak se ish i dashuri i saj, të cilin ajo e thërriste stracciatella u fejua me dikë tjetër.
Fifi duket se nuk e ka kaluar ende këtë fazë dhe vazhdon të vuajë për dashurinë e saj. Së fundmia ajo ka postuar në Instagram një video duke dëgjuar këngën e famshme të Nora Istrefit Dy shokë.
Nuk do mundem unë ta fal gabimin tonë që na mundon nga ky çast. Nga ajo natë, e vetme në shtrat Herë e lodhur, zemra ndihet në faj. Se i thoja, i thoja unë: Të jemi shokë e jo më shumë, këndon Fifi këngën e Norës, teksa në video duket e prekur.
Si për ta përforcuar akoma më shumë mendimin se këtë këngë ja dedikon dikujt, Fifi shkruan:
Kurrë s’ma ka marr menja që ka me mu përshtat najher kjo kangë.