Fiorentina këto ditë po përpiqet t’iu rezistojë “s u lm eve” për Dusan Vlahovic, të nisur nga disa klube kryesore europiane. Javën e ardhshme duhet të përqëndrohet gjithashtu në ato lëvizje që do ta kompletojnë skuadrën në dispozicion të Vincenzo Italiano.

Ndër profilet që pëlqehet shumë nga vjollcët, por deri pak ditë më parë dukej i pamundur, është Miralem Pjanic. Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, boshnjaku nuk ka hapësirë te Barcelona dhe Commisso është gati të provojë “puçin” për të siguruar një lojtar të kalibrit ndërkombëtar.

Ndërsa pret të kuptojë nëse vërtet do të ketë kushtet për të kryer një negociatë që do të ishte sensacionale, Fiorentina tashmë e di se do të ketë një pengesë të rëndësishme për të kapërcyer: koston e angazhimit të lojtarit.

Në fakt, Pjanic merr diçka rreth 8 milionë euro në sezon, por ndihmë e vlefshme mund të vijë nga Barcelona, duke i paguar deri në 50% të pagës. Një pengesë tjetër është apeli i një ekipi që ka luftuar që të mos bjerë nga Serie A vitet e fundit, por ai vjollcë është një projekt shumë ambicioz, siç konfirmohet nga rinovimi i Milenkovic, goditja e Gonzalez dhe dëshira për të mbajtur Vlahovic.

Me pak fjalë, arritja te Pjanic nuk do të jetë e lehtë, por as e pamundur, veçanërisht nëse emra të tjerë klubesh të mëdhenj nuk dalin përpara.