Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj informoi sot se rreth 46 mijë tatimpagues janë pajisur deri tani me certifikate elektronike, si një ndër kushtet e domosdoshme për Fiskalizimin.
Denaj ndau një video informuese në ndihmë të tatimpaguesve nga Administrata Tatimore.
Konkretisht në video sqarohen hapat që duhen ndjekur duke nisur nga mënyra e aplikimit për pajisjen me certifikatë elektronike; ngarkimin e kësaj certifikate në portalin Self-Care; dhe regjistrimin e të dhënave të vendit të ushtrimit të aktivitetit në portalin Self-Care.
Certifikata elektronike është një dokument elektronik që lëshohet nga AKSHI, pas aplikimit në portalin e-Albania, për çdo tatimpagues që lëshon fatura, me qëllim të zbatimit të procedurës së Fiskalizimit të faturës.