Gushti nis me fluks në portin e Durrësit, teksa jo vetëm emigrantë shqiptarë kthehen në atdhe.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se fluksi i qytetarëve është vënë re edhe në hyrje por edhe në dalje nga Republika e Shqipërisë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme dhe më 31 korrik ka pasur 17, 100 pasagjerë që kanë hyrë në Shqipëri, nga këta 8, 704 shtetas shqiptarë dhe 8, 396 të huaj. ndërkohë është përpunuar dokumentacioni për 5343 automjete.

Ndërkohë në dalje ka pasur 6, 266 pasagjerë, 2, 037 shtetas shqiptarë dhe 4, 229 shtetas të huaj dhe kanë kaluar 2036 automjete.