Nga Mero Baze
Alarmi më i madh tani në Tiranë nuk është ardhja e disa emigrantëve politikë afganë të rrezikuar nga talibanët. Elita politike e Tiranës, edhe për hipokrizi është dakord me këtë gjest.
Alarmi i vetëm, sidomos tek pjesa Berisha-Meta, vjen nga fakti se Edi Rama është mbështetur publikisht në këtë gjest nga Lulzim Basha.
Alarmi nuk ka të bëjë me afganët, por me faktin se mos gatishmëria publike e Edi Ramës (në fakt ai ia ka propozuar vetë NATO-s këtë aksion) dhe mbështetja e këtij gjesti nga Lulzim Basha, ka shtuar frikën se Basha po shkon drejt afrimit me kërkesat dhe qëndrimet amerikane në Tiranë, çka është një problem serioz politik jo për këto ditë gushti, por për fillimin e shtatorit, kur Sali Berisha do të marshojë triumfalisht si një lider taliban kundër vullnetit amerikan drejt Parlamentit.
Ky në fakt është momenti që tremb Sali Berishën, Ilir Metën dhe gjithë kundërshtarët e këtij vendimi amerikan.
Dobësimi i SHBA dhe humbja e saj në Afganistan është një lajm i mirë për ta. Është aq i mirë, sa nuk e kanë problem të thonë që dhe viktimat e kësaj humbjeje, jemi gati t’i mbajmë, por jo të mbajmë dhe anën e humbësve.
Fakti që Lulzim Basha në dy tema të nxehta pas të cilave qëndron SHBA, siç është “Ballkani i Hapur” dhe ardhja e disa qindra qytetareve afganë, ish- bashkëpunëtorë të SHBA në Afganistan, është pro SHBA, e ka rritur alarmin tek ata.
Frika reale është se Rama dhe Basha duke mbajtur qëndrime të tilla të forta pro tyre, do ta ndjehen më të fortë kur të nisë përplasja politike në shtator.
Nuk jam i sigurtë nëse Bashës do t’i mbajnë këmbët në PD deri në shtator, apo Berisha do të fillojë t’i marrë degët e PD një nga një siç po marrin talibanët lehtësisht çdo qytet në Afganistan.
Por e sigurtë është që mbështetja e tij në një gjatësi vale me Ramën, është një alarm për dyshen Berisha-Meta. Shtypi i tyre nuk e fsheh dot këtë shqetësim. As Sali Berisha vetë.
Duke i folur Ramës, të dëgjojë Basha, ai sulmoi sot fjalimin e Ramës për këtë çështje, sidomos kritikat e tij, ndaj atyre që kundërshtojnë ardhjen e afganëve.
Duke bërë sikur dhe vetë ishte dakord në parim, ai pastaj sulmonte duke e konsideruar atë puthador të Vuçiqit dhe tradhtar të vendit, sa i përket nismave rajonale, po ashtu amerikane.
Pra bënte sikur ishte dakord me pasojat e humbjes amerikane në Afganistan, por jo me atë çfarë amerikanët duan të bëjnë në Rajon. Sidomos me faktin që ata kanë partnerë në këtë histori Edi Ramën…dhe larg qoftë dhe Lulzim Bashën.Nga Mero Baze
Alarmi më i madh tani në Tiranë nuk është ardhja e disa emigrantëve politikë afganë të rrezikuar nga talibanët. Elita politike e Tiranës, edhe për hipokrizi është dakord me këtë gjest.
Alarmi i vetëm, sidomos tek pjesa Berisha-Meta, vjen nga fakti se Edi Rama është mbështetur publikisht në këtë gjest nga Lulzim Basha.
Alarmi nuk ka të bëjë me afganët, por me faktin se mos gatishmëria publike e Edi Ramës (në fakt ai ia ka propozuar vetë NATO-s këtë aksion) dhe mbështetja e këtij gjesti nga Lulzim Basha, ka shtuar frikën se Basha po shkon drejt afrimit me kërkesat dhe qëndrimet amerikane në Tiranë, çka është një problem serioz politik jo për këto ditë gushti, por për fillimin e shtatorit, kur Sali Berisha do të marshojë triumfalisht si një lider taliban kundër vullnetit amerikan drejt Parlamentit.
Ky në fakt është momenti që tremb Sali Berishën, Ilir Metën dhe gjithë kundërshtarët e këtij vendimi amerikan.
Dobësimi i SHBA dhe humbja e saj në Afganistan është një lajm i mirë për ta. Është aq i mirë, sa nuk e kanë problem të thonë që dhe viktimat e kësaj humbjeje, jemi gati t’i mbajmë, por jo të mbajmë dhe anën e humbësve.
Fakti që Lulzim Basha në dy tema të nxehta pas të cilave qëndron SHBA, siç është “Ballkani i Hapur” dhe ardhja e disa qindra qytetareve afganë, ish- bashkëpunëtorë të SHBA në Afganistan, është pro SHBA, e ka rritur alarmin tek ata.
Frika reale është se Rama dhe Basha duke mbajtur qëndrime të tilla të forta pro tyre, do ta ndjehen më të fortë kur të nisë përplasja politike në shtator.
Nuk jam i sigurtë nëse Bashës do t’i mbajnë këmbët në PD deri në shtator, apo Berisha do të fillojë t’i marrë degët e PD një nga një siç po marrin talibanët lehtësisht çdo qytet në Afganistan.
Por e sigurtë është që mbështetja e tij në një gjatësi vale me Ramën, është një alarm për dyshen Berisha-Meta. Shtypi i tyre nuk e fsheh dot këtë shqetësim. As Sali Berisha vetë.
Duke i folur Ramës, të dëgjojë Basha, ai sulmoi sot fjalimin e Ramës për këtë çështje, sidomos kritikat e tij, ndaj atyre që kundërshtojnë ardhjen e afganëve.
Duke bërë sikur dhe vetë ishte dakord në parim, ai pastaj sulmonte duke e konsideruar atë puthador të Vuçiqit dhe tradhtar të vendit, sa i përket nismave rajonale, po ashtu amerikane.
Pra bënte sikur ishte dakord me pasojat e humbjes amerikane në Afganistan, por jo me atë çfarë amerikanët duan të bëjnë në Rajon. Sidomos me faktin që ata kanë partnerë në këtë histori Edi Ramën…dhe larg qoftë dhe Lulzim Bashën.