Juventusi po mendon për pasardhësin e yllit portugez, i cili mund të largohet nga Torino javën tjetër. Madje, Juve e City mund t’i shkëmbejnë sul muesit e tyre. Juventusi është i përgatitur për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në fund të afatit kalimtar veror.
Për këtë, “Zonja e Vjetër” po mendon qysh tash për zëvendësuesin e yllit portugez. Sipas mediave italiane, Bardhezinjtë ia kanë vënë syrin sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus.
Nuk përjashtohet mundësia që Juventusi dhe City t’i shkëmbejnë su lmuesit. Me këtë rast, Jesus do të kalonte në Torino e Ronaldo në Manchester. Juve e ka në opsion edhe Mario Icardin, por duket se sulmuesi argjentinas nuk është i interesuar të ndërrojë mjedis.