Gjermania është duke planifikuar një fushatë mbarëkombëtare për të rritur numrin e qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit. Autoritetet thanë se qeveritë kombëtare dhe shtetërore duan ta bëjnë vaksinimin të disponueshëm në sa më shumë vende.
Fushata me moton “Këtu vaksinojmë” do të zhvillohet nga data 13 deri më 19 shtator. Lokacionet e vaksinimit do të përfshijnë klube sportive, departamente të zjarrfikësve, farmaci dhe shtëpi të mëdha.
Ideja është që qytetarët të inkurajohen për t’u vaksinuar përpara vjeshtës, shpjegoi Qeveria gjermane në ueb-faqen e saj. Rreth 50.2 milionë njerëz ose 60.5 për qind e popullsisë gjermane vlerësohet se janë plotësisht të vaksinuar.
Pak mbi 54 milionë njerëz ose 65.1 për qind e të gjithë banorëve kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Në Gjermani nuk ka asnjë detyrim ligjor për t’u vaksiniar, por ata që nuk janë të vaksinuar, duhet të testohen për koronavirus përpara se të marrin pjesë në shumicën e ngjarjeve, ose përpara se të hyjnë në hapësirat e mbyllura, të tilla si dyqanet.