Gjykata Kushtetuese në France aprovon pasaportën shëndetësore të COVID-19 që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negative për qasje në shumë vende publike. Kjo pasaportë kontraverse që do të hyjë në fuqi nga e hëna, ka nxitur protesta masive ku kritikët e kanë akuzuar presidentin Emanuel Macron që po e udhëheq një diktaturë shëndetësore.

Gjykata Kushtetuese tha se kufizimet e votuara në Parlament muajin e kaluar përfaqësojnë një balancë mes shqetësimeve për shëndetin publik dhe lirinë personale.
Por, mungesa e një pasaporte shëndetësore nuk duhet të bëhet pengesë për trajtimin e pacientëve, vendosi gjykata. Gjykatësit rrezuan një dispozitë që ishte e përfshirë në Ligjin për Shëndetin, që do të lejonte punëdhënësit të largonin nga puna personat që nuk e kanë pasaportën shëndetësore.