Dy tërmete të radhës janë regjistruar pasditen e sotme në Greqi. Sipas të dhënave, lëkundjet u ndjenë një minutë njëri pas tjetrit.

Konkretisht në orën 19:03 një tërmet me madhësi 3.8 goditi zonën e Nisyros. Ndërsa një minutë më vonë, në të njëjtën zonë u regjistrua një tjetër tërmet me madhësi 4.1.