Armiqësia mes Princit William dhe Princit Harry duket se nuk do të përfundojë së shpejti. Të paktën kështu thonë ekspertët mbretërorë. Komentuesja mbretërore Kinsey Schofield, e cila drejton faqen To Di For Daily, ka folur për tensionet e vazhdueshme të vëllezërve dhe ndryshe nga disa ekspertë mbretërorë, ajo nuk ka shumë shpresë se William dhe Harry do të rregullojnë mosmarrëveshjen e tyre në të ardhmen e afërt. Jo vetëm kaq, por ajo thotë se dyshon nëse vëllezërit madje janë të fokusuar në mënyrë aktive në përpjekjen për të rregulluar marrëdhënien e tyre për momentin. “Nuk jam ende e bindur nëse do të ketë ndonjë pajtim së afërmi. Unë nuk dyshoj se Princi William e ka si prioritet gjetjen e rrugës me Princin Harry, duke qenë se ata janë në stade të ndryshme në jetën e tyre”, është shprehur ajo sipas “The Mirror”.

“Duket se Princi William është i zënë duke u përpjekur që të mbështesë familjen e tij përmes v de kj es dhe ska ndalit, ndërsa princi Harry është duke u përqëndruar në projektet e tij që janë financiarisht të dobishme”, ka shpjeguar Schofield.

Ndërsa disa ekspertë mbretërorë kanë spekuluar se tragjeditë dhe ngjarjet e rëndësishme të familjes mbretërore (veçanërisht vdekja e Princit Philip dhe lindja e vajzës së Harry dhe Meghan, Lilibet) do të shërbejnë për të ndihmuar që Harry dhe William të kthehen së bashku, Schofield ka një mendim të ndryshëm.

Ajo shprehet se gjithë këto ngjarje duken si një fillim i ri në sy të publikut, por realiteti është krejtësisht ndryshe.