Sa herë flitet për Mozzik-un dhe Loredanën, njerëzit janë gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë po ndodh me ta. Vetë historia e tyre e dashurisë i ka vendosur në qendër të vëmendjes mediatike dhe për këtë arsye njerëzit janë gjithmonë kurioz për dyshen. Për një kohë të gjatë ata qëndruan të ndarë nga njëri-tjetri, por fatmirësisht para disa muajsh gjetën rrugën e ribashkimit.
E teksa dyshja dukeshin se po jeton ditët e tyre më të bukura së bashku dhe plot me dashuri, diçka ka ndodhur mes tyre. Tanimë rrjetet sociale janë një indicie që tregon në një mënyrë apo në një tjetër raportet mes njerëzve dhe duke u bazuar pikërisht këtu duket se mes çiftit gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Nga verifikimet e bëra, shihet se as Mozzik dhe as Loredana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe të gjithë janë kuriozë për të mësuar pse dyshja e mori këtë vendim. Kujtojmë se projekti më i fundit nga dyshja titullohet “Nëse don” dhe u prit mjaft mirë nga publiku dhe të ardhurat e videoklipit do të shkojnë për fëmijët e braktisur dhe ato në nevojë.
“No Rich Parents ka një kuptim të rëndësishëm për ne, dhe nuk është titulli i këtij albumi. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që buxhetin e videoklipit ta dhurojmë në fondacionin “SOS Fshatrat e Fëmijëve” në Kosovë dhe për fëmijët e braktisur dhe në nevojë në të gjithë botën. Çdo kontribut sado i vogël ndihmon për të bërë një ndryshim të madh”, shkruhet në hyrje të klipit”, thuhet në klip.