Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka pasur një takim me gjeniun e letrave shqipe, shkrimtarin e madh, Isamil Kadare.
Gjatë bisedës me shkrimtarin, ambasadorja bën me dije se temë diskutimi e takimit të tyre ka qenë edhe eseja e famshme e shkurar nga vetë Kadare me titull: Mbi identitetin europian të shqiptarëve. Kim thekson se eseja e Kadaresë është më aktuale se kurrë.
Postimi i plotë:
Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë. (Lexo.al)